Greqia bllokon kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë në Kapshticë
Prej orës 17 të së dielës Policia Greke nuk lejon kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë nëpërmjet pikës së kalimit të Kapshticës drejt vendit fqinjë.
E gjitha kjo sipas autoriteteve greke ka ardhur për shkak të kushteve shumë të vështira atmosferike dhe punës që po bëhet për normalizimin e situatës në akset e vendit fqinjë.
Në këto rrethana drejtues të mjeteve të tonazhit të rëndë për orë të tëra janë në pritje për të kaluar drejt vendit fqinj, ndërkohë që nga dita e sotme shumë autobusë presin në rradhë me shpresë për të vijuar udhëtimin.
Nga policia greke janë lejuar të kalojnë drejt vendit të tyre vetëm veturat edhe ato të pajisura me zinxhirë.
Nga ana e autoriteteve tona të kufirit thuhet vetëm se janë në pritje të palës greke për normalizimin e situatës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta


