Presidenti Biden mbron politikën e jashtme pavarësisht luftrave në vazhdim
Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të përmirësonte pasqyrën e arritjeve lidhur me politikën e jashtme dhe tha se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara janë tani më të dobët se kur ai mori detyrën katër vjet më parë, pavarësisht krizave globale që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.
Një javë përpara marrjes së detyrës nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, Presidenti Biden iu drejtua diplomatëve amerikanë në Departamentin e Shtetit dhe vlerësoi lart mbështetjen e administratës së tij për Ukrainën dhe për luftërat e Izraelit në Lindjen e Mesme.
Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “po fitonin konkurrencën botërore” dhe nuk do të tejkaloheshin ekonomikisht nga Kina siç ishte parashikuar, ndërsa Rusia dhe Irani janë dobësuar nga luftërat pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.
“Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët”, tha Presidenti Biden. “Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura”.
Ndërsa luftërat vazhdojnë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zyrtarët shpresojnë se një marrëveshje mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas mund të arrihet përpara se sa Joe Bideni të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.
Biden tha se negociatorët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe do t’u jepte fund luftimeve atje për të lejuar një rritje të ndihmave humanitare.
Presidenti Biden është përballur me kritika për ofrimin e mbështetjes diplomatike dhe me armatime për Izraelin, që kur shpërtheu konflikti i fundit izraelito-palestinez më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Sulmi ushtarak i Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 46,000 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve