“I dhashë 40 mijë € dhëndrit të Naços”- Nuredin Dumani tregon si u lirua nga qelia
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vazhduar të japë informacione të rëndësishme gjatë dëshmisë së tij në megaprocesin e “Plumbit të Artë”.
Ashtu si seancat e tjera edhe këtë të martë, dëshmia e tij në GJKKO ka vazhduar të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Gjatë kësaj seance, Dumani ka zbuluar se si arriti të lirohej nga qelia, pasi ishte arrestuar për disa vepra të tjera penale. Ai ka treguar se avokati Alban Bengasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në lënien e tij të lirë, duke ndërmjetësuar dhe duke paguar një shumë prej 40 mijë eurosh për këtë qëllim. Sipas Dumanit, kjo shumë iu pagua në dorë dhëndrit të vëllait të Nasip Nacos, i cili në atë kohë mbante pozicionin e shefit të spitalit.
Dumani ka theksuar se në atë periudhë ishte i arrestuar për akuzën e pengmarrjes, por pasi kishte siguruar një dokument që vërtetonte probleme shëndetësore, ai arriti të lirohej.
Në vazhdim të dëshmisë, Dumani ka folur gjithashtu për njohjen e tij me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej, duke dhënë detaje mbi marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje