Janari shënon kulmin e virozave, mjekët: Mos merrni ilaçe pa rekomandim

14 Janar 2025 | 16:42

Muaji Janar shënon pikun e virozave stinore, ndaj dhe mjekët apelojnë për kujdes të shtuar sidomos tek fëmijët dhe moshat e treta, që kryesisht kanë dhe probleme të tjera shëndetësore.

“Viroza që po qarkullon është tipike e një viroze me shenja gripale, duke filluar nga temperaturë, kollë, sekrecione, dhimbje barku, të vjella dhe situata më e rriskuar është ata me imunitet të rëndë dhe pacientët e moshës së tretë”, tha mjekja patologe Marina Gjana.

Mjekët thonë se të sëmurët kërkojnë ndihmën e tyre, kur viroza i ka prekur prej disa ditësh, duke ndikuar në gjendjen e tyre shëndetësore.

“Numri i pacientëve dhe flukset rriten, qoftë dhe në urgjenca. Nuk mund të them që situata është jashtë kontrollit, patjetër është një situatë që mund të mbivendoshen anabakteriale dhe për shkak të rënies së imunitetit, shumë pacientë janë prekur dhe nga bronkopleumonitë, situatë më problematike, që kërkon trajtimet spitalore”, tha Gjana.

Marrja e ilaçeve pa rekomandimin e mjekut, është një tjetër arsyje përse shumë pacientë, nuk shohin përmirësim, duke u rënduar klinikisht. Mjekët këshillojnë hidratim sa më të shumë, konsumimin e lëngjeve si dhe qëndrimin në ajër të pastër, duke shmangur turmat. Deri më tani raportohen mbi 11 mijë të prekur  në javë, por jo të gjithë kërkojnë ndihmën e mjekut, ndaj shifra mund të jetë më e lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026