Virozat agresive të stinës, mbushet spitali i Korçës, mbi 80 vizita në 24 orë
Virozat e stinës kanë prekur një numër të lartë qytetarësh në Korçë, kryesisht ata që vuajnë nga problemet me mushkërinë.
Për këtë arsye janë rritur vizitat në spitalin e Korçës, ku një pjesë e tyre që kërkojnë ndihmën e mjekut përfundojnë të shtruar në spital për shkak të simptomave që shfaqin. Mjekja pneumologe Diana Aliçkolli thekson se në këtë fillim viti kemi mbi 35 të shtruar që po marrin ndihmën e mjekëve.
“Situata e virozëve në qytetin tonë është deri diku e rënduar. Është një virozë e stinës që prek rrugët respiratore, fillon si gjendje virale dhe pastaj mund të kalojë në pneumoni dhe më astma bronkiale nga stimulimi i virusit. Aktualisht ne kemi 35 të shtruar”,-tha Diana Aliçkolli – mjeke pneumologe.
Shtimi i rasteve me gjendje gripale ose me komplikacione në frymëmarrje kanë rritur ndjeshëm edhe fluksin në sanatoriumin e Korçës. Për këtë arsye, mjekët kërkojnë nga qytetarët që të mos anashkalojnë simptomat e para, për ta trajtuar në kohë sëmundjen.
Në repartin e pneumologjisë në sanatoriumin e qytetin juglindor kryhen çdo ditë më shumë se 80 vizita, ku dominojnë fëmijët dhe mosha e tretë.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona