“Trump do t’i vërë kufirin Kurtit”, Këlliçi: Amerika është thelbësore për Kosovën!
Duke folur për fushatën zgjedhore që e pret Kosovën, në emisionin “Now” këtë të martë është diskutuar edhe për lidhjen e Amerikës me Kosovën apo qasja që ka Albin Kurtin me SHBA-në.
I ftuar në Euronews Albania, Reshard Këlliçi, anëtar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ka dhënë një pasyqrim të situatës duke theksuar se kufirin nuk e vendos Albin Kurti me amerikanin por anasjelltas.
“Do shikohet nëse qasja që do dhe ka synim Albin Kurti, a do i lejohet nga administrata. Kufirin e vendos Amerika jo Albin Kurti me amerikanin. Është bërë pjesë e retorikës së përditshme këtu, në Kosovë dhe kudo. Të njëjtit njerëz, duke bërë të njëjtat gjëra, duke menduar të njëjtat gjëra, presin rezultate të ndryshme, nuk ndodh, është përkufizimi i çmendurisë”, tha Këlliçi.
Ai ka cekur dhe trazirat e vitit 2008 në Kosovë që pasuan shpalljen e pavarësisë së saj, trazira të cilat Këlliçi nënkupton se mund të kishin zgjatur akoma më shumë nëse nuk do ishte Amerika.
“Që të presësh administratën e Trump të ketë pozicionim dhe të thotë se si do na përqaset ne Albin Kurti, nuk ndodh. Pa Amerikën 2008-ta mund të ishte dhe më vonë, por Amerika është thelbësore për Kosovën. Nuk e kuptoj se çfarë po bën gati Albin Kurti të ndryshojë në qasjen me Amerikën.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush