Iu gjetën lëndë narkotike kokainë në makinë, arrestohen 2 persona në Tiranë

15 Janar 2025 | 13:02

Gjatë një kontrolli policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të cilët mbanin në automjet 1 pako me lëndë narkotike kokainë. Sasia e kokainës është sekuestruar sëbashku me 2 aparate celularë dhe një automjet.

Të arrestuarit Gliard Gusholli 35 vjeç dhe Frenkli Permarkaj 24 vjeç, e posedonin lëndën narkotike me qëllim shitjen në doza të saj.

Njëri nga të arrestuarit kishte thyer gjithashtu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza.

Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026