Drogë, eksploziv dhe armë të ftohta, arrestohen 3 persona në Lushnjë, 1 i proceduar

9 Janar 2025 | 13:09

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin “Penaliteti”, duke sekuestruar sasi droge, lëndë eksplozive dhe armë të ftohta. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan tre persona dhe u procedua penalisht një tjetër.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga:

  1. E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili transportonte në automjet një sasi kanabisi dhe një kallëp lënde eksplozive artizanale.
  2. R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, tek i cili u gjetën doza kanabisi dhe një përforcues grushti.
  3. A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kishte në automjet një sasi kokaine.

Gjithashtu, një 17-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi iu gjetën dhjetëra doza kanabisi që, sipas hetimeve, synonte t’i shiste pranë shkollave të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026