Arsimi në Kosovë “ngel” në klasë, mungesa e trajnimit ndikon në renditjen e PISA-s
Mungesa e trajnimeve për mësuesit është cilësuar si një nga arsyet kryesore për cilësinë e ulët të arsimit në Kosovë, e cila pasqyrohet edhe në renditjen e dobët të vendit në testin ndërkombëtar PISA.
Në një tryezë të organizuar nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert, u diskutua për sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e arsimit në vend, ku theksi u vu te rëndësia e trajnimeve për mësuesit.
Ekspertët e fushës shprehën shqetësimin për mungesën e materialeve dhe burimeve të nevojshme për arsimimin e cilësisë, duke vënë në pah se, megjithatë, trajnimi i stafit mbetet faktori më i rëndësishëm për përmirësimin e rezultateve.
“Asnjë vend nuk ka një zgjidhje të vetme që mund të adoptohet nga të gjithë. Teknologjia ka përfshirë gjithçka në jetën tonë, por po kthehet në një problem për sistemet arsimore. Ka ende shumë punë për të bërë në përmirësimin e rezultateve të arsimit, dhe kjo kërkon më shumë trajnime dhe burime për mësuesit”, tha Andreas Schleicher, Hartuesi i PISA-s.
Nga ana tjetër, Shqipe Kokollari, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, diskutoi edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në cilësinë e arsimit, duke përmendur gjithashtu nevojën për librat dhe materialet e përshtatshme për nxënësit.
“Duke parë statistikat, është e qartë se ka një ndryshim të dukshëm në numrin e studentëve që frekuentojnë universitetet publike dhe ato private në Kosovë. Duhet të analizojmë arsyet pse kjo po ndodh dhe si mund të përmirësojmë situatën”, tha Jorn Rohde, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë:
Keto vleresime u thane ne nje tryezë te organizuar nga nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert me temen “Ndërtimi i së ardhmes së arsimit në Kosovë – mësime nga PISA” e organizuar nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West