Myrto Uzuni largohet nga Granada, klubi amerikan shpenzon 12 mln euro për ta marrë

17 Janar 2025 | 10:32

Përplasjet me drejtuesit për shkak të rrogës e cila nuk ishte ajo që beratasi kërkonte bëri që Myrto Uzuni dhe Granada t’i japin dorën njëri-tjetrit pas 3 vitesh. Beratasi ka pranuar transferimin në MLS, ndërsa do të jetë pjesë e Austin, në elitën e futbollit amerikan. Lajmi është konfirmuar nga mediat atje, të cilat bëjnë me dije se kartoni i 29-vjeçarit kushtoi 12 mln euro. Kjo është ndër lëvizjet më të shtrenjta të futbollsitëve kuqezi, me Uzunin që largohet nga Granada si golashënuesi më i mirë jo spanjoll në historinë e ekipit.

Pak ditë më parë u konfirmua krisja mes palëve, pasi drejtuesit nuk e rishikuan kontratën e sulmuesit shqiptar, i cili kërkonte një rritje të pagës, por rezultoi e pasuksesshme. Uzuni refuozi të merrte pjesë në seancat stërvitore, duke shtuar edhe më tej presionin e pranoi kalimin tek Austin.

Mediat spanjolle pohuan se interes kishte dhe nga 2 skuadra të tjera, por duket se në aspektin financiar amerikanët i kanë ofruar më tepër lojtarit, por dhe klubit të cilët ndajnë rrugët pas plot vitesh dhe një aventure tejet të suksesshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026