Kush janë 6 të arrestuarit nga Forcat Speciale të operacionit në Pogradec?

17 Janar 2025 | 15:46

Policia e Korçës,  Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec duke vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale, kryesisht armëmbajtje pa leje dhe prodhim i lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u përshinë 200 forca police të cilët kanë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Kontrollet janë ushtruar në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat të cilët ishin në kërkim.

Të arrestuarit janë:

  • Fatio Bono 35 vjeç, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo  depozitimi i mallrave kontrabande” dhe Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane, qindra litra naftë e dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.
  • Aldi Hoxha 34 vjeç për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 armë gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumë monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.
  • Eris Çekani 41 vjeç për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa lejé e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 3 thika.
  • Denis Xhemollari 33 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe  shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
  • Arbri Berberi 47 vjeç, për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë
  • Enxhi Xhemollari 33 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy celularët e tij i janë gjetur llogari për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shumë monetare prej 200 mijë lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026