“Kurti ka dështuar në çdo fushë”! Ish ambasadorja e Kosovës: Po sulmohet opozita
Na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet elektorale të Kosovës më datë 9 shkurt, fushata për të cilën ka ngjallur diskutime dhe opinione të ndryshme nga analistë të ndryshëm.
Alma Lama, ish ambasadore e Kosovës dhe analiste, ka bërë një pasqyrim të asaj se si është shfaqur deri më tani kjo fushatë.
“Karakteristika kryesore, është një pozitë agresive në raport me opozitën , tesa kjo e fundit ka zgjedhur të mos përfshihet në debat me të. Lëvizja ‘Vetëvendosja’, konkretisht kryeminstri i Kosovës, në çdo takim elektoral po sulmon deri në fyerje opozitën, kjo është një nga shqetësimet e kësaj fushate.
Nga ana tjetër po sulmon mediat dhe po kërkon armiq në territorin e Kosovës, kështu mund të karakterizohet kjo fushatë elektorale”, tha analistja.
E pyetur se përse është kjo lloj strategjie e sulmit nga ana e ‘Vetëvendosjes’ ndërkohë që ishte në pushtet 4 vite, në një vlerësim të përgjithshëm ajo tha se është një kopmensim në mungesë të rezultateve në çdo fushë. Sipas Alma Lamës, qeveria e Kosovës ka dështuar në qeverisjen e saj.
“Mendoj se lidhet me varfërinë e ofertës së tyre. Pavarësisht qeverisjes 4-vjeçare, në përgjithësi kanë dështuar në të gjitha fushat. Kanë ardhur me premtime të mëdha në shkurtin e 2021, por rezultatet janë tepër të dobëta për këtë qeveri. Ka dështuar në politikën e jashtme, në dialog, në anëtarësimin e Kosovës siç ishte ai në Këshillin e Evropës.
Gjithashtu nuk ka zhvillim ekonomik. Nuk ka investime të huaja, ka ikje masive të popullsisë, rezulate nuk ka as në shëndetësi e arsim. Në mungesë të rezultateve, po mundohen ta kompensojnë me gjuhën e ashpër elektorale për të marrë vëmendjen mediatike, është strategji elektrorale”, tha Alma Lama, ish ambasadore e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest