I zhdukur në dhjetor, 36-vjeçari gjendet pajetë në një shtëpi të braktisur në Durrës
18 Janar 2025 |
14:27
Trupi i pajetë i një 36-vjeçari është gjetur në një shtëpi të braktisur në Durrës, në lagjen nr.17. Burime policore konfirmojnë se vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike megjithatë kjo do të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
I riu, i identifikuar si Flogert Koni, kishte humbur kontaktet me familjarët dhe ishte larguar nga shtëpia që prej ditëve të fundit të dhjetorit 2024.
Familjarët kishin bërë denoncimin në polici më 27 dhjetor 2024, pas humbjes së kontakteve me të.
Trupi i pajetë i Flogert Konit u gjet mbrëmjen e djeshme në një banesë pranë zonës që është e njohur si “shtëpia e baterive”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë