Zjarr në një shtëpi të pleqve në Serbi, humbin jetën 8 persona

20 Janar 2025 | 10:56

Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar të hënën si pasojë e zjarrit në një shtëpi të pleqve në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, raportoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të hënën në komunën e Barajevës, në jug të Beogradit.

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviq, tha se 13 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa si pasojë e zjarrit.

Staroviq tha se, sipas të dhënave fillestare, ka shenja se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Ai shtoi se shtëpia e pleqve ka licencë të vlefshme pune dhe se plotësonte kërkesat për mbrojtje nga zjarri dhe se për të evakuuarit është siguruar strehim i menjëhershëm.

Luka Qaushiq, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i tha RTS-së se në shtëpi ndodhshin 30 njerëz. i shtoi se 7 të lënduar janë marrë nga autoambulanca dhe janë dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake dhe në Qendrën Emergjente

Një numër i madh i zjarrfikësve kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Ata janë ende duke kërkuar nëse mund të ketë një burim të mbetur që mund të shkaktojë ndonjë zjarr të ri, ndërsa shkaku do të përcaktohet në orët në vijim”, tha Qaushiq.

Ai shtoi se shtëpia e pleqve ndodhet larg rrugëve të frekuentuara, por zjarrfikësit kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe të lënduarve u është ofruar ndihmë sa më parë.

Barajeva është një nga 17 komunat e Beogradit dhe ndodhet 30 kilometra në jugperëndim të qendrës së kryeqytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026