Kosovë| Iu gjetën rreth 50 kg marihuanë, ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave

20 Janar 2025 | 11:35

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër 4 personave të pandehur të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit me iniciale M.M., N.U., S.S., dhe N.K., pa autorizim posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Pasi substancën narkotike e kishin siguruar nga Shqipëria, të njëjtën e kishin fshehur në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, në shtëpinë e të pandehurit me inciale S.S., e cila gjendet në rrugën “8 Martirët”. Nga kontrollet policia ka gjetur 49 kg e 750 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë” të sistemuara në pesë paketime.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtorë në bazë të akuzave të ngritura ndaj tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026