Tenderi “Skërficën”, SPAK jep pretencën: Sa vite burg kërkohet për ish-zyrtarët
Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”, si dhe për ish-zyrtarët e tjerë, të cilët u morën të pandehur për tenderin me vlerë 19 milionë euro për tunelin e Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, SPAK kërkoi 1 vit burg, me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Almir Hoxhaj dhe Arbër Troka, u kërkua 2 vite burg, me dënim plotësues, 3 vite heqje nga e drejta për të ushtruar funksione publike.
Prokurori Elvin Gokaj kërkoi dënimin e Ardit Salillarit me 9 muaj burg, për Admir Pahumin 1 vit burg dhe për Nikollaq Mihalin 8 muaj.
Po ashtu, organi i akuzës kërkoi që Arjana Hasani të dënohet me 2 vite burg, ndërsa Miranda Shkurti me 8 muaj.
Hetimet për Qaton dhe ish-zyrtarët e tjerë përfunduan në muajin tetor të vitit 2022.
Kallëzimi penal u bë në strukturën e Posaçme Antikorrupsion në muajin shtator të vitit 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se ishte përjashtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe antikushtetuese nga prokurimi.
Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato dhe disa ish-vartës të saj akuzohen se favorizuan një shoqëri në tenderin 19 milionë euro për tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019. Qato i mohon akuzat.
Mbrojtja do të zhvillohet më 5 shkurt, në orën 14:00, ku më pas gjykata do të shpallë vendimin mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
Rrëshqitje dherash në aksin Maliq–Gramsh, punohet për pastrimin e rrugës
“Dorëheqje!”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës
- 20:03 Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
- 19:57 Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
- 19:52 Rrëshqitje dherash në aksin Maliq–Gramsh, punohet për pastrimin e rrugës
- 19:36 “Dorëheqje!”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës
- 19:32 Urdhër arresti evropian për Avramopoulos për Qatargate
- 19:23 Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane