Akuza për fshehje pasurie/ Deputeti Asllan Dogjani në GJKKO, shtyhet vendimi

22 Janar 2025 | 14:51

Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritej të merrej një vendim në lidhje me kalimin e dosjes së tij për gjykim.

Dogjani akuzohet nga SPAK për mosdeklarim dhe fshehje pasurie, duke e lidhur akuzën me përfitimin e një apartamenti.

Gjyqtarja Rudina Palloj e shtyu vendimin për datën 24 janar, ora 10:00 ku do të vendoset “të kalojë për gjykim, të kthehet për hetime, ose të pushohet”.

Para hyrjes në sallën e gjykatës, Dogjani deklaroi: “Pres drejtësi, vetëm nga zoti jemi të barabartë të gjithë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026