Fshehu apartamentin, zbardhet dosja për të cilën po hetohet Asllan Dogjani
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Asllan Dogjani. Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale “deklarim i rremë i pasurisë”.
Akuzat ndaj tij lidhen me një apartament banimi që Dogjani kishte deklaruar se kishte përfituar më 24 mars 2010, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”. Sipas deklaratës së tij në ILDKPI asokohe, ai e kishte marrë këtë pasuri si shpërblim për konsulencat juridike që kishte ofruar dhe do të ofronte për kompaninë në të ardhmen.
Megjithatë, hetimet treguan se kontrata që Dogjani ka paraqitur për këtë transaksion është e rremë. Sipas SPAK, deputeti ka paguar një shumën prej 121.980 eurosh për të blerë apartamentin, duke e likuiduar me pagesa cash.
“Kontrata në ILDKPI është hartuar në mënyrë fiktive, me qëllimin për të fshehur burimin e krijimit të pasurisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.
SPAK ka zbuluar se kontrata e paraqitur nga Dogjani ka dy data të ndryshme, 6 shtator 2006 dhe 6 dhjetor 2006, dhe kjo ka ngjallur dyshime për ligjshmërinë e procesit të përfitimit të pasurisë.
“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thekson SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç