Shqiptarët të varur nga makina/ Raporti: Sa përdoret transporti publik në Tiranë
Shqiptarët preferojnë të zgjidhin lëvizjet e ditës me makinë dhe shumë pak zgjedhin të ecin apo përdorin biçikletën. Një raport i Raport i Komisionit Europian bërë në disa qytete Europiane ka nxjerr në pah se Tirana renditet në 10 qytetet e fundit që përdorin më pak transportin publik.
E thënë në shifra vetëm 22% e kryeqytetasve lëvizin me urban. 55% përdorin makinat privat dhe vetëm 25% ecin në këmbë. Por pse kjo varësi e shqiptarëve ndaj makinave.
“Mendoj që lidhet me mungesat e shumta që kemi patur ne si shoqëri për dekada të tëra ku komoditeti ka qenë një sakrilegj, ndaj edhe blerja e një makine për shumë prej nesh ka qenë një gjë e largët, ndaj edhe në momentin që kemi arritur ta kemi, ai është bërë një mjet që na identifikon shumë, identifikon statusin tonë ekonomik dhe statusin në shoqëri”, Entela Binjaku.
Edhe pse pak më mirë se Roma, Beogradi dhe Madriti, biçikleta përdoret nga 17% e kryeqytetasve për lëvizje.
“Aty ku ka qenë që në vegjëli e përcjell dhe është ruajtur tradita e bicikletave, siç është Shkodra e ruajnë dhe sot e kësaj dite, në qytetet e tjera ku nuk është vendosur dot një farë edukimi për tu bërë traditë dhe kjo ka mbetur pas”,-tha sociologia Binjaku.
Në të gjitha mënyrat e lëvizjes në qytet Tirana renditet nën mesataren evropiane, duke na bërë një qytet ku mbizotërojnë makinat.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët