Kërkoi heqjen e arrestit shtëpiak, Apeli i GJKKO shtyn vendimin Jamarbër Malltezin
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë për ditën e premte shpalljen e vendimit mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjyqtari Engert Pwllumbi vendosi që seanca për shqyrtimin e këtij vendimi të shtyhet për në orën 10:30 të ditës së premte, ku do të shpallet vendimi për pranimin ose refuzimin e kërkesës së Malltezit, i cili është i akuzuar për kryerjen e veprave penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Në një vendim të mëparshëm, gjyqtari Pëllumbi kishte caktuar masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke prishur vendimin e shkallës së parë, të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila kishte vendosur revokimin e masës “arrest shtëpie” për Berishën.
Shpallja e vendimit për këtë kërkesë do të pritet me shumë interes, pasi ka pasur debate të shumta rreth masave të sigurisë për personat nën hetim për krime të rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje