Kulla e Isa Boletinit në Kosovë, sternipi: Nuk kam lejuar të përfshihet politika

23 Janar 2025 | 12:21

Sot shënohen 109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, heroi i cili udhëhoqi betejat kundër pushtuesve osmanë. I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Gazmend Boletini, nipi i Isa Boletinit ka folur lidhur me kullën në Kosovë që i përket heroit, monument i cili vizitohet nga shumë njerëz duke nisur nga studentë, niveli akademik e deri tek të huaj.

“Në përditshmëri kemi vizita të shumta nga shkolla, nga niveli akademik, nga institucione shtetërore prandaj së fundmi Isa Boletini dhe kulla e tij është një projekt nga Ministria e Kulturës. Kemi dhe diplomatë të huaj që kanë lexuar për Boletinin dhe kanë dëshirë ta vizitojnë atë”, tha Gazmend Boletini.

Ai tha se nuk ka lejuar që monumenti historik të përfshihej nga politika.

“Unë si pasardhës nuk kam lejur që pjesa politike të prononcohet apo të marrë një rol poltik. Kulla është një monument historik. Isa hapi dhe shkollën e parë shqipe, pastaj familja Boletini kishte fabrikën e gurëve teks guri i Boletinit preku pjesët më të rëndësishme të Ballkanit.

Është shumë lehtë të vish, çdo gjë është nën kontroll. Edhe pse pas lufte Boletini i takon Komunës së Zveçanit, kjo menaxhohet direkt nga Ministria e Kulturës së Kosovës”, tha stërnipi i Isa Boletinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026