Mediat ndërkombëtare jehonë ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

25 Janar 2025 | 09:53

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Agjensia e lajmeve Reuters ka vënë në pah rolin e Janullatos në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist dhe përkushtimin e tij për dialogun ndërfetar.

“Ai u zgjodh të udhëhiqte Kishën në vitin 1992 pas rënies së regjimit komunist që kishte ndaluar fenë për dekada. Gjatë udhëheqjes së tij, ai u angazhua si mbështetës i zëshëm i dialogut ndërfetar dhe ndihmoi të varfrit dhe të dëbuarit,” shkruan Reuters.

Në raportim, agjencia ka dhënë detaje dhe nga trajtimi i tij shëndetësor, duke sqaruar se Kryepeshkopi u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë për grip, por gjendja e tij u përkeqësua, duke çuar në transferimin e tij në Athinë me një avion ushtarak.

Janullatos ndërroi jetë këtë të shtunë nga dështimi i shumëfishtë i organeve në spitalin Evangelismos.

France 24, në artikullin e saj, ka theksuar aftësitë diplomatike dhe përpjekjet e Kryepeshkopit për të mbrojtur të drejtat e njeriut gjatë tri dekadave të shërbimit të tij në Shqipëri. Artikulli vë në dukje: “Anastasios, i lindur në Pire, ishte një figurë karizmatike dhe diplomatike, i njohur për qëndrimin e tij të butë dhe aftësinë për të ndërtuar ura mes feve të ndryshme. Ai ringjalli Kishën Ortodokse në një vend me shumicë myslimane dhe udhëhoqi me përkushtim për dekada.”

France 24 ka rikujtuar sfidat shëndetësore të Kryepeshkopit vitet e fundit, duke përfshirë trajtimet në Athinë dhe përballjen me COVID-19 në vitin 2020, kur ai qëndroi për 12 ditë në spital.

Mediat theksojnë trashëgiminë shpirtërore dhe diplomatike që Kryepeshkopi Anastas la pas, si një figurë që luajti një rol të rëndësishëm në historinë moderne të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe në ndërtimin e bashkëjetesës paqësore mes feve në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026