Meksika bllokon avionët e SHBA, nuk lejohet ulja e emigrantëve
Qeveria në Meksikë nuk e ka lejuar një avion ushtarak amerikan të ulet në territorin e saj, duke penguar planet e administratës Trump për të dëbuar emigrantët.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Departamentit amerikan të Mbrojtjes, të cilat kanë folur në kushte anonimati për mediat amerikane.
Dy avionë të forcave ajrore të llojit “C-17”, me rreth 80 emigrantë në bord secili, udhëtuan të enjten jashtë hapësirës ajrore amerikane; ndërsa një avion i tretë nuk u nis kurrë.
Ende nuk dihen motivet përse autoritetet meksikane e bllokuan fluturimin, por tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe vendit latin, fqinj dhe aleatë të vjetër, janë rritur që kur Trump fitoi zgjedhjet e nëntorit.
Trump ka kërcënuar me tarifa prej 25 për qind ndaj Meksikës në shenjë hakmarrjeje për emigrantët që kalojnë kufirin që dy vendet ndajnë së bashku, por nisma nuk ka hyrë ende në fuqi.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se fluturimi ishte një çështje administrative dhe dhe u korrigjua menjëherë.
Pas publikimit të lajmit, sekretarja për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt postoi mesazhin: “Ditën e djeshme Meksika pranoi fluturimin e katërt me emigrantë në 1 ditë”.
Ndërkohë, qeveria e presidentes meksikane Claudia Sheinbaum ka deklaruar se i kundërshton veprimet e njëanshme të Trump për të implementuar agjendën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij