Vllaznia pret Egnatian, trajneri Bradric vlerëson Tetovën dhe të tijët
Vllaznia-Egnatia është një ndër përballjet më interesante të momentin në Superligën Shqiptare, ku të dyja ekipet përballen me njëra-tjetrën pasditen e së dielës. Shkodranët vijojnë përgatitjet në Loro Borici, ndërsa trajneri Thomas Brdaric i ka thurur elozhe kundërshtarit.
“Shpresojmë të arrijmë objektivin, e dimë që na pret një skuadër e vështirë, një ndër trajnerët më të mirë Tetova, por dhe me përforcime të mira në merkato, ndoshta janë ekipi më i mirë në vend. Duhet të jemi të vëmendshëm, të vendosur taktikisht dhe të qetë psikologjikisht. Po punojmë që t’ua bëjmë të vështirë lojën kundër nesh”, Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Tekniku është i lumtur nga ajo ç’ka skuadra e tij po prodhon në fushë, ndërsa ende nuk e ka gati formacionin.
“Ndihem mirë, sepse ekipi po funksionon. E ndjej punën e mirë, atmosferën dhe shpirtin e ekipit. Kryesorja është që kemi më tepër zgjedhje, Krymi është rikthyer, po ashtu dhe Gruda. Fatkeqësisht Qato nuk do të jetë pjesë e skuadrës, ky është grupi që kemi. Duhet t’i menaxhojmë si duhet dhe të kemi gati 11shen titullare, atë më të mirën për ta nisur ndaj Egnatias”, shtoi trajneri i Vllaznisë.
Vllaznia renditet e treta me 37 pikë, një më tepër se Egnatia ndjekësja më e afërt, ndërsa në dy përballjet e mëparshme mes tyre, një u fitua nga shkodranët dhe një u mbyll në barazim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk