Çfarë do të vendoset me Udhëheqjen e Kishës Autoqefale?! Çomeni: Janë 7 kandidatura…

25 Janar 2025 | 21:56

Pedagogu dhe teologu Thoma Çomeni ka folur në emisionin “Review” se çfarë do të vendoset tashmë pas humbjes së jetës së kryepeshkopit Anastas Janullatos, në lidhje me Udhëheqjen e Kishës Autoqefale.

Ai ka dhënë një shpjegim sa i përket asaj se si do të procedohet dhe thekson është Sinodi që do të përcaktojë me shumicë votash kandidatin për këtë udhëheqje.

“Si fillim presim të kalojnë 40 ditë që të fillojë dhe procedura. Statuti i kishës ka vendosur që të zgjidhet nga Sinodi. Një nga kandidatët është imzot Joani, që ndodhet për shkak të vjetërsisë dhe përvojës së tij në kishë. Në fund mbetet vendimi nga Sinodi. Ai bën votim të mirëfilltë.

Sa i përket kandidaturave, secili që ka gradën e peshkopit, është kandidat potencial. Po të flasim në total se sa kemi kandidatë të tillë, kemi 5 metropoli: Korça, Gjirokastra, Fieri, Elbasani, Berati, kemi dhe dy të tjerë që janë ndihmës peshkop. Pra janë 7 kandidatura.

Në statut ka një kusht ku kërkon që kandidati të ketë 3 vitet e fundit në Shqipëri, të ketë dhe shtetësinë shqiptare. E gjitha do të funksionojë me shumicë votash”, tha teologu Thoma Çomeni.

Ai shtoi se zgjedhja e kryepeshkopit Anastas ishte një rast përjashtimor, sepse kishin një Autoqefali të ngrirë. Rrethanat ishin të pakrahasueshme me këtë kohë.

Çomeni gjithashtu tha se Sinodi, është një proces i mirëfilltë i shoqëruar me lutje dhe ka solemnitetin e gjithë besimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026