Prodhimet bujqësore në juglindje mbeten pa shitur, fermerët: Situatë e përsëritur
“Pamja që shihni mbrapa meje është pamje që shihet lehtësisht kudo përreth fshatit Sheqeras, kavaleta me qepë të cilat nuk janë shitur për shkak të çmimit shumë të ulët dhe mungesës së tregut. Në kushte të tilla banorët dhe fermerët e këtij fshati syri i hedhin drejt emigracionit, aty ku fëmijët e tyre jetojnë e punojnë, për t’u dërguar disa lek për t’u ushqyer pasi gjithë prodhimi i tyre vjeçar ka ngelur stok “,-gazetari Xhensil Shkëmbi
Fatmir Braçe nga fshati Sheqeras i Maliqit këtë vit qepën tregon se do e hedhë në lumin e Devollit, pasi ajo nuk u shit. I revoltuar ka edhe një pyetje për Kryeministrin:
“Qepa ngeli, kam shitur vetëm 7 kuintal me 20 lek. Tani as me 10 lek nuk e marrin. Një pyetje kam kryeministrit, thotë mos mbill patate, çfarë ta mbjell tokën? Patatja nuk shitet, qepa, misri, gruri, çfarë ta mbjell tokën? Jam bërë si budalla. Kështu është i gjithë fshati, misri pa shitur, gruri me tonelata. Ai ka 400 kuintal grurë pa shitur. Këtë qepë e pret Devollin, tjetra do ike do shkoje ne Devoll”,-tha fermeri Fatmir Braçe.
Avni Maliqari ndodhet në të njëjtën situatë me grurin, që për të dytin vit radhazi e magazinon dhe nuk e shet dot.
” Unë kam dy vjet të grumbulluar. Nuk ka kërkesë, a futin nga jashtë, nuk e di, s’ka kërkesë. Unë merrem me bujqësi, misër grurë qepë. Kam shitur nën kosto, me 23 lek s’më del qiraja, 50 është toka, disku, mbjella Korrja, ilaçet. Nuk arrin. Kosto e shtrenjtë, e shet me aq lek dhe bie brenda. Tani do i shmangim”,-tha Avni Maliqari.
Kjo është një situatë e përsëritur, ku fermerët e juglindjes së vendit nuk shesin dot produktet e tyre ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje për ta.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut