Shisnin lëndë narkotike në lokale të ndryshme të Vlorës, arrestohen 2 persona

27 Janar 2025 | 12:22

Dy persona J. A., 22 vjeç, dhe E. H., 28 vjeç,  të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis në lokale dhe lagje të ndryshme të Vlorës kanë përfunduar në pranga.

Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë kontrolleve ka sekuestruar 100 doza kanabisi, një shumë parash të dyshuar si të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 2 celularë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza me qëllim shitjen, kryesisht në lokale, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026