Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg Arben Meskutin

27 Janar 2025 | 14:25

GJKKO ka lënë në burg Arben Meskutin, i akuzuar për grup kriminal,i cili është edhe pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Maksuti kishte kërkuar shuarje të masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesa e tij është rrëzuar nga GJKKO këtë të hënë.

Njoftimi i GJKKO:

1. Kërkuesi Arben Meskuti me datë 20.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: “Konstatimin e humbjes së efektit (shuarjes) së masës së sigurimit “arrest në
burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 1313, datë
21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe
masës së sigurimit pasuror caktuar me vendimin nr. 4448, datë 18.07.2024 të Gjykatës së
Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se këto masa sigurimi
nuk janë vendosur brënda 10 ditëve nga Gjykata kompetente; 2. Heqjen e menjëhershme
të tyre, bazuar në nenet 88 dhe 262 të Kodit të Proçedurës Penale”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në
Vendimin Unifikues e Njësues Nr. 55, datë 13.10.2021, me vendimin Nr. 69, datë
27.01.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026