Sinqeritet apo manovër?, gazetari: Naim Murseli shfaqi dhimbje për Liridonën

27 Janar 2025 | 18:28

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur këtë të hënë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2023.

Gazetari Pleurat Salihu, i cili ishte i pranishëm në seancë, foli për Euronews Albania duke treguar detaje mbi gjyqin ku veçoi interesimin e madh mediatik.

“Kishte të pranishëm përfaqësues nga mbi 100 media si dhe familjarë dhe të afërm të së ndjerës”, tha Saliu.

Saliu ka raportuar se gjatë seancës, kur Naim Murseli, i akuzuari kryesor, u pyet nëse kishte grua, ai u përgjigj duke thënë se “gruan ja kishin vrarë.”

Sipas gazetarit, seanca zgjati rreth 42 deri në 45 minuta.

“Avokatët e të akuzuarve nisën lojrat e tyre duke thënë se nuk ishin gati, nuk e kishin lexuar plotësisht aktakuzën dhe nuk ishin konsultuar me mbrojtësit e tyre,” theksoi Saliu.

Ai gjithashtu theksoi se Murseli tentoi të shfaqte dhimbje dhe mërzi për vdekjen e gruas së tij, përmes heshtjes dhe qëndrimeve të tij, por që kjo mund të ketë qenë një manovër për të ndikuar në opinionin publik.

“Ai ka ndryshuar deklaratën dhe tani shfaqet i mërzitur për ngjarjen, megjithatë dëshmitë dhe videot e disponuara hedhin dyshime mbi sinqeritetin e tij,” shtoi Saliu.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme të seancës ishte se prokurori i çështjes ka deklaruar se ka në dispozicion deri në 1.8 terabajt të materialeve video, të cilat dokumentojnë planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

“Prokuroria ka kërkuar që të paraqitet hardisku më i madh dhe të bëhen të njohura të gjitha faktet dhe provat,” theksoi gazetari.

Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore e Prishtinës ngriti aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026