Protestat në Serbi japin efektet e para, jep dorëheqjen kryeministri i vendit
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqjen këtë të martë, vetëm një ditë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi planet për riformatimin me urgjencë të qeverisë. Dorëheqja e Vuçeviçit erdhi pas disa muajsh protestash të organizuara nga qytetarët dhe studentët, pas një aksidenti tragjik në Novi Sad në nëntor, ku shembja e një tende në stacionin e trenit, shkaktoi vdekjen e 15 personave.
“Është vendimi im pa kushte të jap dorëheqjen,” tha Vuçeviç në një konferencë për shtyp, duke theksuar përgjegjësinë e tij për këtë tragjedi.
Protestuesit, të cilat kanë bllokuar kryqëzimet kyçe në Beograd me pjesëmarrje dhe të fermerëve dhe traktorëve të tyre, kanë kërkuar përgjegjësi për incidentin dhe kanë theksuar shqetësimet për korrupsionin e qeverisë. Tubimet janë rritur masivisht gjatë javëve të fundit, duke ngritur presion mbi autoritetet për të marrë masa ndaj shkaktarëve të tragjedisë dhe për të adresuar kërkesat e tyre për reforma.
Kryeministri Vuçeviç, i cili ishte gjithashtu kryetar i bashkisë së Novi Sadit deri në vitin 2022, është detyruar të japë dorëheqjen pas intensifikimit të tensioneve. Në një deklaratë të përbashkët me kryetaren e parlamentit, Ana Brnabiç, presidenti Vuçiç nënvizoi nevojën për dialog me studentët dhe për uljen e tensioneve.
Ai tha se “çdo lloj krize paraqet problem serioz për ekonominë”, duke shtuar se situata e krijuar nuk është e mirë për shoqërinë serbe.
Në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të ruajtur stabilitetin politik, Vuçiç njoftoi një “riformatim urgjent dhe të gjerë të qeverisë”.
Gjithashtu, kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke u bërë kështu një tjetër figurë politike që largohet nga posti pas presionit të madh publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia