“E gjithë Shqipëria zbret në Tiranë”- Berisha njofton protestën kombëtare të PD
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi gjatë një deklarate për media këtë të martë, datën e mbajtjes së protestës kombëtare të radhës, që opozita do të zhvillojë në kryeqytet.
Kryedemokrati deklaroi se e shtuna, e 8 shkurtit, do të jetë dita kur shqiptarët do të zbresin në shesh kundër qeverisë së kryeministrit Rama.
Berisha nuk dha detaje të mëtejshme mbi orën dhe organizimin e protestës.
“Të gjitha hollësitë dhe ora e protestës do të njoftohen shumë shpejt. Por, e shtuna është dita kur shqiptarët do të zbresin në Tiranë dhe Tirana do të mbushet me njerëz në sheshe dhe rrugë”, tha Berisha.
Berisha theksoi se ky do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për të shprehur pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë.
“PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugë të vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria, ditën e shtunë për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin asnjë normë, që bëjnë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, që mendon se sa më shumë vjedh, aq më shumë e votojnë. Që mendon se sa më shumë poshtëron shqiptarët, aq më shumë e votojnë, sa më shumë frikëson shqiptarët, aq më shumë e votojnë. Shqiptarët do të ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria nuk e ka parë kurrë më parë. Ndaj, ftoj qytetarët shqiptarë ditën e shtunë, më 8 shkurt, e gjithë Shqipëria në Tiranë dhe e gjithë Tirana në sheshe dhe rrugë kundër këtij regjimi që i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë dëmet më të mëdha në historinë e tyre”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë