Kërcënimet e Trump për Groenlandën, Danimarka investon 2 mld euro në Arktik

28 Janar 2025 | 15:30

Danimarka do të injektojë 1.95 miliardë euro në forcimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik dhe rajonin e Atlantikut të Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, në një kohë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërcënuar me marrjen nën kontroll të ishullit të Groenlandës.

“Ka sfida serioze me të cilat përballet siguria dhe mbrojtja në Arktik dhe Atlantikun Verior”, ka deklaruar Poulsen në një konferencë.

Ai ka shtuar se paketa e investimit do të përfshijë tre mjete detare të marinës, dy dronë me rreze të gjatë mbikëqyrjeje dhe kapacitete satelitore.

Ndërkohë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në përpjekje për të siguruar unitet me aleatët lidhur me Groenlandën, një territor danez gjysmë autonom.

“Evropa po përballet me një situatë serioze, me luftë në kontinent dhe ndryshime të realitetit gjeopolitik. Në momente të tilla, uniteti është jetik”, ka thënë Frederiksen.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk negocion me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për sovranitetin e Danimarkës dhe mbështet qëndrimin e qeverisë daneze.

Nga ana e tij, Trump ka përsëritur se beson se Amerika do të marrë nën kontroll ishullin, pavarësisht insistimit të kryeministres Frederiksen, e cila në një bisedë të ndezur telefonike me presidentin tha se ishulli nuk është në shitje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026