“Shqipëria po plaket”, raporti i Bashkimit Europian: Më pak fëmijë në vend

30 Janar 2025 | 17:15

Në Shqipëri, numri i fëmijëve është ulur ndjeshëm. Një raport i Bashkimit Europian për ecurinë e arsimit në Europë nxjerr në pah se nga 2013-2023, në vendet e BE ka 20% më pak fëmijë.

Vendi ynë është pozicionuar i katërti në Europë, pas Estonisë, Finlandës dhe Italisë, për rënien e madhe të numrit të fëmijëve 0-5 vjeç.

Të dhënat tregojnë se njerëzit po jetojnë më gjatë, por nuk po riprodhojnë veten, duke zgjedhur të lindin më pak fëmijë.

Të dhënat e INSTAT flasin për 22,210 bebe të lindura në vitin 2023, shifër kjo më e ulëta që nga viti 1934, kohë kur nisi regjistrimi i lindjeve mbi baza vjetore.

Këto shifra janë reflektuar edhe në raportet e Eurostat, të cilat tregojnë se Shqipëria ka parë rënien më të madhe të fertilitetit nga viti 2021 deri në vitin 2022.

Norma e lindshmërisë në Shqipëri ishte 1.71 fëmijë për grua në vitin 2012, dhe në vitin 2023 zbriti në 1,21 fëmijë për grua.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Raporti i Bashkimit Europian tregon se më 1 janar 2023 jetonin 25 milionë fëmijë nën moshën 6 vjeç në BE, ose 2 milionë më pak se një dekadë më parë.

Përveç kësaj, parashikimi i popullsisë tregon se prirja pritet të vazhdojë me 1 milionë fëmijë më pak deri në vitin 2030.

Sa i përket numrit të fëmijëve të vegjël, Italia dhe Spanja panë rënien më të madhe, me mbi 700,000 fëmijë më pak ndërmjet 2013 dhe 2023.

Franca dhe Turqia pësuan rënie të 550,000 dhe 515,000 fëmijëve gjatë kësaj periudhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026