Trafikonin drogë nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohen 3 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Destinacioni 3”, duke goditur një grup kriminal i cili trafikonte kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.
Gjatë operacionit u sekuestruan 520 gramë kanabis me vlerë 11,000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga:
- shtetasi me iniciale I. P., 25 vjeç
- shtetasi me iniciale R. Z., 25 vjeç
- shtetasi me iniciale E. K., 25 vjeç
Të arrestuarit, të tre banues në Tiranë, dyshohet se trafikonin drogë nga Tajlanda në Shqipëri përmes shërbimit postar. Operacioni u zhvillua nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Postën Shqiptare.
Ndërkaq, hetimet vijojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale