Eksperti imobilar: Rritja e çmimeve të apartamenteve, perceptim jo realitet
Në emisionin Review të Euronews Albania u diskutua për gjendjen e tregut të ndërtimit dhe çmimet e apartamenteve.
Reinaldo Pipiria, përfaqësues i Shoqatës Imobiliare, theksoi se nuk ka një stok të madh të apartamenteve të pashitura dhe se rritja e çmimeve shpesh perceptohet si më e madhe sesa në realitet.
Sipas tij, rritja e çmimeve ka qenë mesatarisht 5 deri në 8 përqind në periudhën 2023-2024, një ngadalësim i dukshëm në krahasim me vitet e kaluara.
“Nuk ka një stok të të pashiturave, unë nuk di të ketë të pashitura. Rritjet e çmimeve nuk janë më euforike si ato të vitit 2015, por janë 5 deri në 8 përqind në vitin 2023-2024. Pra, ritmet e rritjes janë ngadalësuar. Ajo që po them është se rritjet janë njëshifrore. Tregu ka një rritje prej 5-6 përqind, ku janë dy produkte: ai i ndërtesave ekzistuese dhe ai i ndërtimeve të reja,” u shpreh Pipiria.
Ai shtoi se produktet e reja, me cilësi më të lartë dhe që ndodhen në zona të preferuara, si brenda unazës dhe në bregdet, mund të krijojnë perceptimin për një rritje më të madhe të çmimeve. Sipas tij, megjithatë, duhet marrë parasysh dhe rënia e euros që ka ndodhur prej vitit 2017, e cila ka ndikuar në treg.
“Duke i parë të gjitha këto komponentë, mendoj se nuk jemi në një pikë të rrezikshme të tregut, dhe nuk jemi duke rrezikuar ashtu siç mund të mendoni,” theksoi Pipiria.
LEXONI GJITHASHTU:
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje