Çmimet e apartamenteve/ Eksperti: Pse arrijnë deri në 3,000 euro për metër katror
Në emisionin “Review” të Euronews Albania, këtë të shtunë u diskutua për zhvillimet e fundit në tregun e ndërtimit dhe çmimet e apartamenteve në Shqipëri.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, theksoi se cilësia e ndërtimit ka evoluar ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.
“Ndërtimi sot është në një stad tjetër krahasuar me atë që ka qenë vite më parë. Fasadat dhe projektet janë ndryshe, më moderne, dhe më cilësore.
Për shembull, në zonën e Bllokut, çmimi i metrit katror është 2,250 euro. Vetëm taksa e ndikimit në infrastrukturë është 12% e kësaj vlere, që do të thotë rreth 300 euro për metër katror ne paguajmë taksë në bashki”, – shpjegoi Harizi.
Ai gjithashtu përmendi se ndërtuesit përballen me kosto të larta, veçanërisht kur bëhet fjalë për pagesat ndaj pronarëve të tokës dhe bashkisë.
“Nëse pronari ka 40% ose 45% të tokës që është në bllok, dhe vlera është 2500 euro për metër katror, ai merr 1,000 euro për metër katror. Pjesa tjetër i takon bashkisë dhe ndërtuesit. Pra, për 10,000 metra katror, ndërtuesi duhet të paguajë pronarit 40% të vlerës, bashkisë 15%, dhe me 40% që mbetet, ndërtuesi do të duhet të ndërtojë pallatin dhe të nxjerrë fitimin për vete.
Kostoja e ndërtimit në zonën e Bllokut është mbi 700 euro për metër katror, ndërsa në Unazën e Re është rreth 500 euro,” – shtoi ai.
Harizi theksoi se ndërtuesit në zona të tilla si Blloku mund të fitojnë mes 200 dhe 300 euro për metër katror, pas mbulimit të të gjitha kostove.
Ai gjithashtu vuri në dukje se në këtë sektor përfshihet edhe strehimi social, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e shitjes së apartamenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE