Përmbytjet në Durrës, nis verifikimi i dëmeve, mbi 400 banesa nën ujë
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë vënë në alarm qytetin e Durrësit, duke shkaktuar përmbytje masive në disa lagje dhe dëme të konsiderueshme për qindra familje. Më shumë se 400 banesa janë mbuluar nga uji.
Situata e krijuar ka nxjerrë sërish në pah një problem të vjetër dhe të përsëritur, kanalizime të bllokuara nga mbeturinat, të cilat nuk pastrohen në kohë, duke mos përballuar rrjedhën e ujërave.
Banorët thonë se për këtë situatë nuk mund të fajësohen vetëm reshjet, por edhe neglizhenca e institucioneve që, sipas tyre, kujtohen të ndërhyjnë vetëm kur dëmet janë bërë të pashmangshme.
“Gjithmonë kur ka shira, kalon. Mos pastrimi i kanalit është ajo patjetër. Në Plepa është bllokuar komplet. Janë ankuar te lagjja, po do e pastrojmë, do e pastrojmë varet si mbas interesit të atyre”, thotë një qytetar.
“Ky pastrohet kur përmbytet, në bashki ne ankohemi gjithmonë, po s’e vë njeri ujin në zjarr”, shprehet një tjetër.
Përpos ankesave të qytetarëve, institucionet në Durrës nuk kanë dhënë ende një përgjigje për masat konkrete që do të mund të ndërmerren për shmangien e përmbytjeve të tjera. Ndërkohë këtë të hënë ka nisur verifikimi i dëmeve, ku në terren janë angazhuar 13 grupe pune, për të nxjerrë në pah edhe bilancin e përmbytjeve në Durrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)