Përmbytjet në Durrës/ Gruaja kërkon ndihmë: Të na hiqet uji, kalova natën në tarracë

30 Janar 2025 | 19:29

Euronews Albania ishte këtë të enjte pranë familjeve të përmbytura në Durrës, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë së martës.

Njëra nga banoret, zonja Vera, tregoi për situatën e vështirë që po kalojnë ata, duke kritikuar reagimin e institucioneve shtetërore.

Ajo rrëfeu se për shkak të përmbytjeve, kishte kaluar natën e fundit në tarracën e shtëpisë së saj.

“Kemi që që dje në orën 15:00 kur u përmbyt familja e parë, pastaj na ka ardhur uji te ne. Erdhi zjarrfikësja dhe hoqi pak ujë, por më pas thanë se nuk kemi benzinë dhe ikën. Erdhën edhe dy të tjera dhe thanë se nuk kemi çfarë të bëjmë dhe ikën, duke premtuar se do të vinin nesër,” tha ajo.

“Na lanë natën nën ujë dhe u shtua edhe 30 cm.”

Zonja Vera gjithashtu theksoi se asnjë ndihmë nuk erdhi për ta gjatë natës.

“Jo, sot nuk ka qenë askush. Erdhi zjarrfikësja, por ajo që ishte paradite nuk bëri asgjë. Unë kam qëndruar mbi soletë, sepse nuk kisha ku ta çoja burrin, ndërsa të tjerët ikën te të afërmit e tyre. Kërkoj një ndihmë urgjente që të na hiqet uji. Ne kemi kërkuar ndihmë, por edhe sot ata që kanë qenë këtu thanë se nuk kanë çfarë të bëjnë,” tha ajo me shqetësim.

Sipas saj, situata është përkeqësuar për shkak të pakujdesisë dhe dështimit të shtetit.

“Kjo është nga dora e njeriut dhe pakujdesia e shtetit. Kam 15 vjet që jetoj këtu dhe ka pasur reshje më të dendura se dje dhe sot, por nuk na ka hyrë uji fare. Unë dua një ndihmë urgjente që të na heqin ujin, pasi nuk mund të qëndrojmë më kështu,” tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026