Mori 10 mijë € të lejonte muzikën në një lokal, SPAK mbyll hetimet për Gazmir Preçin

4 Shkurt 2025 | 11:50

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dërgimin në gjyq të Gazmir Preçit, ish-shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për korrupsion pasiv. Sipas akuzës, Preçi ka kërkuar dhe marrë një shumë prej 10,000 eurosh nga një qytetar, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në një lokal ku zhvillohej aktiviteti “muzikë live”.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.170 të vitit 2024, ka paraqitur më 03.02.2025 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të të pandehurit:

Gazmir Preçi, punonjës i policisë së shtetit, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania për protestat: Një e drejtë e qytetarëve, por janë çështje e brendshme e Shqipërisë (VIDEO)

Në një dalje publike, Martin Giese, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është pyetur mbi protestat e vazhdueshme që po mbahen në Tiranë Konrketisht...
17:59 | 22/06/2026

Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan

Kuvendi i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj bizneseve të mëdha dhe pasurive të paluajtshme....
16:53 | 22/06/2026

Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për incidentet e regjistruara ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë në javët...
16:34 | 22/06/2026