Kush janë emrat e mundshëm për kryeministrin e ri të Serbisë, “i preferuari” i SHBA
Pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Millosh Vuçeviç, që çoi në rënien e Qeverisë së Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur se do të njoftojë së shpejti nëse do të mbahen zgjedhje të reja. Sipas tij, në rast se nuk do të ketë zgjedhje, janë disa kandidatë për t’u zgjedhur si kryeministër. Dy emra kanë nisur të përmenden për këtë post, ministri i Financave Sinisha Mali dhe ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriç. Sipas burimeve të “Nova.rs”, njëri prej këtyre kandidatëve ka më shumë shanse për shkak të mbështetjes së tij të brendshme.
Sinisha Mali, i cili u përmend vitin e kaluar si kandidat për kryeministër, ka theksuar se është më i fokusuar në punën dhe rezultatet sesa në funksionet e larta shtetërore. Ai është një person i besuar nga partia dhe presidenti, dhe konsiderohet një figurë kyçe në administratën e SNS, sidomos për mbylljen e marrëveshjeve të rëndësishme financiare. Një tjetër emër i mundshëm është Marko Gjuriç, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-ambasador i Serbisë në SHBA. Ai është konsideruar si një nga emrat më të favorizuar për këtë post, me një mbështetje të dukshme nga SHBA, pasi ambasadori amerikan në largim Christopher Hill lavdëroi arritjet e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.
Në një analizë të bërë nga Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, u shpreh se presidenti Vuçiç mund të kërkojë emërimin e një kryeministri për të qetësuar protestat, edhe pse kjo është një detyrë e vështirë. Popoviç ka shprehur preferencë për Marko Gjuriçin si kandidatin më të sigurt, duke e parë atë si një mundësi për të qetësuar situatën politike. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do të jetë në dorë të presidentit Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus