EMRI| Plagoset me thikë 40-vjeçari në Korçë
Një person është plagosur me thikë mbrëmje e së martës në qytetin e Korçës.
Policia tha se rreth orës 20:15, shtetasi Ergyst Shtylla, 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të katedrales së Korçës, ku një person ende i paidentifikuar për policinë ka qëlluar tri herë 40-vjeçarin Ergyst Shtylla duke e lënë të plagosur rëndë.
40-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës në sallën e reanimacionit ku po i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që dy persona mësohet të jenë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur në Bulevardin “Republika” në Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë