Nuk legjitimohen palët në gjyq, shtyhet seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris”

5 Shkurt 2025 | 10:35

Është shtyrë seanca e parë paraprake për dosjen “Toyota Yaris”, ku bën pjesë edhe ish-kryeprokurori Aurel Zarka.

Shkak u bë moslegjitimimi i palëve, më konkretisht GJKKO la detyrë që avokatët e personave në kërkim të paraqesin prokurat e firmosura nga vetë të akuzuarit. Edhe vetë Zarka, që është i vetmi i arrestuar, nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. Seanca e radhës u caktua më datë 20 shkurt në orën 09:00, ku pas dëgjimit të palëve, togat e zeza do të vendosin për kalimin në gjykim ose jo të dosjes.

Çështja në fazën paraprake tashmë po shqyrtohet nga gjyqtari Erion Çela, pas dorëheqjes së Irena Gjokës për konflikt interesi, pasi kishte qenë trupa gjykuese në çështjen e sekuestros së dy makinave të Suel Çelës në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, për të cilat vendosi lirimin e tyre.

Në kërkim për këtë dosje është ish-agjentja e BKH-së Erjona Daupaj, Astrit Vladi dhe avokati Radovan Çela. Prokurorët Klodian Braho dhe Altin Dumani e kanë ndarë dosjen në fraksione të tjera, ku vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:52 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026