Me probleme psikike, kush është autori i sulmit me 11 viktima në Suedi

5 Shkurt 2025 | 15:59

Rickard Andersson është identifikuar si i dyshuari për të shtënat masive në Suedi ku mbetën të vrarë 11 persona.

35-vjeçari akuzohet se ka kryer vrasjen masive më të rëndë në vend pasditen e së martës në qendrën arsimore të të rriturve Risbergska.

Raportet lokale thonë se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe jetonte vetëm.

Andersson iu refuzua vazhdimisht shërbimi ushtarak, tregojnë dokumentet nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit Suedez.

Pavarësisht kësaj, atij i është lëshuar patenta për katër pushkë gjuetie.

Sulmi me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në kampusin e qytetit suedez Örebro shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, në atë që kryeministri suedez e cilësoi si të shtënat masive më të rënda në historinë e vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e...
12:52 | 28/07/2026

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026