“Të dhënat alarm për opozitën”/ Çeka analizon gjetjet e Barometrit

5 Shkurt 2025 | 22:52

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e “Barometrit” në Euronews Albania lidhur me parashikimin e qytetarëve mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku rezulton se 64 % e tyre mendojnë që këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste.

Çeka tha se këto të dhëna janë alarm për opozitën, por mund të shkaktojnë një efekt bumerang edhe te PS pasi mund të ketë problemin e mobilizimit.

“Nëse ky është humori i përgjithshëm brenda shoqërisë, efekti është ortek dhe ka efekt përforcues; mund të ketë edhe efekti e kundërt brenda subjekteve. Për shembull te PS mund të ketë problemin e mobilizimit se çaktivizohen njerëzit. Për opozitën qendrore ka edhe një muaj kohë të shpallë koalicionet…. Për opozitën është sinjal shumë i drejtpërdrejtë alarmi, 30 ditë para shpalljes së koalicioneve në këtë lloj realiteti duket që ka një rrugë shumë të vështirë përpara”, tha Çeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025