“Kam 25 vite pa pirë paracetamol” – Ja si i pushon dhimbjet nutricionisti Altin Joka

6 Shkurt 2025 | 19:33

Një Hulumtimi i ri i publikuar në dhjetor 2024 i udhëhequr nga ekspertë në Universitetin e Nottingham-it, ka zbuluar se doza të përsëritura të paracetamolit tek njerëzit shoqërohet me një rrezik të shtuar të ulçerave të stomakut, dështimit të zemrës, hipertensionit, sëmundjeve të veshkave.

Altin Joka, nutricionist tha në emisionin People në Euroneës Albania se pjesa toksike e paracetamolit shkon në mëlci ku akumulohen dhe shkaktuar dëmtime të rënda

“Paracetamoli vepron në sistemin nervor, në hipotalamus, krijo një mpirje të sistemit nervor për të bërë uljen e temperaturës. Në momentin që kalon në qarkullimin e gjakut ai konvertohet në substanca të ndryshme që transformohet në bazën enzimatike, por ka një problem; një pjesë e tyre shkon në veshka për t’u filtruar dhe pjesa toksike më e rëndë e paracetamolit kalon në mëlçi, ndaj duke u akumuluar në mëlçi, kohë pas kohe kjo do të sjellë problematika. Unë kam 25 vjet që nuk kam pirë paracetamol, mund të përdoret kamomili që është një analgjezik shumë i mirë. Është fara e zezë, për fëmijët uthulla e mollës me xhinxher dhe mjaltë. Për ulje të temperaturës mund të konsumohet 2 lugë uthull molle nga goja dhe uthull rrushi, një garzë vihet rreth ballit dhe pjesës së tëmthave, me një tjetër mbështillen këmbët, çaji i rrodhes me xhinxher dhe mjaltë, shton djersitjen dhe çon në uljen e temperaturës”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026