Koka pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet
Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj.
Ai ka pyetur për rezultatet e pritshme të zgjedhjeve ChatGPT-në sipas të cilës dolën këto rezultate:
“E pyes sa mandate do të shpërndaheshin nëse PS merr 48% ndërsa PD merr 35%, sepse unë e di që PD bashkë me PL nuk shkojnë më poshtë se 35%, Partia Shqipëria Bëhet ka 6.4% dhe partia Mundësia ka 2.8% dhe Lëvizja Bashkë 1.7%. ChatGPT ka bërë analizën dhe nëse me minimalen e këtyre të dhënave, PS do të merrte 72-75 mandate, PD do të merrte 50-52 mandate, Shqipëria Bëhet 8-10 mandate, Partia Mundësia 2-4 mandate, nëse i ka votat të ndara mirë në qarqe, ndërsa Lëvizja Bashkë mund të marrë 1-2 mandate por është më e vështirë”,-tha Koka.
Gazetari tha se ka pyetur ChatGPT edhe për të dhënat maksimale të projeksionit:
“PD e kam mbajtur te 35%, e pyeta se sa mandate do të marrë PS me 52%, PD me 35%, Shqipëria Bëhet me 9.4%, Partia Mundësia me 4.8% dhe Lëvizja Bashkë me 3.7%. Sipas ChatGPT duke marrë parasysh ndarjen rajonale mandatet mund të ndahen si më poshtë:
PS do të merrte rreth 76-79 mandate, Partia Demokratike 49-51 mandate, Shqipëria Bëhet 10-12 mandate, ndërsa Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë nuk e kalojnë pragun dhe mandatet e tyre shpërndahen”.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm