Groenlanda shqyrton marrëveshjen politike mes SHBA e 3 ishujve të Paqësorit

6 Shkurt 2025 | 22:51

Përfaqësues të Groenlandës në Shtetet e Bashkuara janë takuar kohët e fundit me të paktën një ambasador nga shtetet ishuj të Paqësorit, të njohur ndryshe dhe me emrin Oqeania, për të mësuar më shumë rreth një marrëveshjeje politike që disa mendojnë se mund të krijojë një mundësi për ishullin në Arktik dhe Uashingtonin, ka mësuar Zëri i Amerikës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për ta blerë ose për të marrë kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, i pasur me burime natyrore.

Trump ka vënë dukje rëndësinë strategjike dhe pozicionin e ishullit në Oqeanin Arktik ku Rusia dhe Kina po përparojnë me shpejtësi.

Por komentet e presidentit amerikan kanë hasur në kundërshtinë e banorëve të ishullit si dhe udhëheqësve politikë të Danimarkës dhe Evropës.

Marrëveshja i siguron Shteteve të Bashkuara qasje ushtarake tek të tre ishuj strategjikë të Paqësorit – në Republikën e Ishujve Marshall, Shtetet Federative të Mikronezisë dhe Republikën e Palau-s, në këmbim të ndihmës ekonomike.

Jackson Soram, ambasador i Shteteve Federative të Mikronezisë, në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se diskutimet u zhvilluan në fund të janarit dhe u përqendruan në çështjet themelore si “dispozitat e ndihmës ekonomike dhe ato mbi sigurisë dhe mbrojtjen”.

Zoti Soram tha se u takua me përfaqësues nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, një tjetër territor danez i vetëqeverisur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa

Irani thotë se do të kërkojë të vendosë tarifa shërbimi për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të sigurimit të sigurisë së anijeve,...
18:14 | 04/06/2026

Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, pritet të deklarohet fajtor në një çështje që lidhet me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të sigurisë...
18:10 | 04/06/2026

I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës...
18:07 | 04/06/2026