64% e qytetarëve pro PS, Manjani: Duhet ndërruar populli, PD ka ende shpresë nëse…
Juristi Ylli Manjani komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit, ku 64% e shqiptarëve të pyetur mendojnë se fituese do të jetë Partia Socialiste.
Në emisionin Now, Manjani tha se gjetja e këtij sondazhi është partia ‘Asnjë’, që sipas tij tregon perceptimin se asnjë parti nuk i zgjidh problemet sot.
Sipas Manjanit, me gjithë diferencën e madhe në përqindje me PS, PD ka akoma shpresë nëse ka një qasje tjetër.
“Në prag të këtyre zgjedhjeve shumica e shqiptarëve mendojnë se gjërat nuk po shkojnë mirë nga pikëpamja ekonomike, ndërsa kur vjen puna te situata politike ka një parti mjaft interesante që është partia ‘asnjë’, ku kjo parti është ajo që zgjidh problemet. Domethënë, asnjë parti nuk i zgjidh problemet sot, kjo na çon te konkluzioni që shqiptarët janë pajtuar me këtë fotografi politike që ka sot vendi. Ajo që 64 për qind e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet i fiton PS…jua kam thënë që duhet ndërruar populli. Unë mendoj se nuk është pa shpresë, ka të bëjë shumë si impostohesh me publikun. PD ka një mal shumë të madh për të kaluar, diferenca PS-PD është shumë e madhe, por PD nuk është pa shpresë nëse do kishte një qasje tjetër dhe mendoj se edhe si mbledhje aritmetike përqindjesh është e mundur. PD mund të shkojë edhe 46 për qind nëse heq nga lista emrat e vjetër si Noka dhe vendos këta të pavendosurit por ka mundësi eksplorimi”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani