Punëtori humbi jetën nga një masiv gurësh, arrestohet administratori i firmës

7 Shkurt 2025 | 11:15

Administratori i firmës së ndërtimit, ku punonte shtetasi G. S., i cili humbi jetën më 17 dhjetor 2024, gjatë punimeve për rikonstruktimin e një objekti në zonën e kalasë së Beratit, është kapur dhe arrestuar nga policia.

Aksidenti në punë ndodhi gjatë rikonstruksionit të një objekti, ku G. S. u godit nga një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë.

Për këtë ngjarje janë arrestuar më herët edhe investitorja e objektit dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit, ndërsa administratori i firmës, shtetasi Ç. H., ishte shpallur në kërkim.

Ai është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat dhe është vënë në pranga. Gjykata e Beratit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, për akuzat e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Beratit. Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat përkatëse ndaj personave përgjegjës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026