Shoku denoncon zhdukjen e 63-vjeçarit në Berat, dyshimet e para

18 Janar 2025 | 13:05

Një 63-vjeçar nga Berati, i identifikuar si Ëngjëll Kanani, rezulton i zhdukur prej dy ditësh dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në ujrat e lumit Vjosë.

Kallëzimi në polici është bërë nga shoku i tij, 64-vjeçari, me të cilin kishte qenë i shoqëruar për të peshkuar në këtë zonë.

Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët, të cilët peshkonin çdo ditë me grep, ishin parë ditën e ngjarjes duke peshkuar në vende të ndryshme të lumit.

Ata kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, por ky takim nuk u realizua kurrë. Rakipi ka pohuar gjithashtu se 63-vjeçari vuante nga probleme me zemrën dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit, i cili është i njohur për rrezikshmërinë e tij, sidomos për ata që nuk e njohin mirë terrenin.

Lumë i rrezikshëm, mund të mbytë në çdo moment, ka theksuar Rakipi, ndërkohë që ka shtuar se policia ka realizuar kontrolle të vazhdueshme dhe ka krehur të gjithë zonën.

Burime nga autoritetet policore njoftojnë se kërkimet për gjetjen e 63-vjeçarit po vijojnë, duke u përqëndruar jo vetëm përgjatë rrjedhës së lumit, por edhe në të gjithë zonën e Kashishtit dhe Kafarajt. Kërkimet po realizohen në bashkëpunim me polumbarët e ekipit të Reneas.

Ëngjëll Kanani, babai i dy fëmijëve, ka peshkuar për tre vjet në lumin Vjosë dhe ishte një peshkatar me përvojë, por ende nuk ka ndonjë informacion të saktë për fatin e tij.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026